Politike

“Protestuesit mund të hyjnë në Parlament”, Ahmetaj: Ç’do bëjnë, do na rrahin?

23 Mars 2019, 18:44 Nga DOSJA
“Protestuesit mund të hyjnë në Parlament”, Ahmetaj:

TIRANË- Ish-ministri i Financave njëkohësisht dhe kryetar i Komisionit të Financave dhe Ekonimisë, Arben Ahmetaj, ka folur sot për emocionet që përjeton në Kuvend, kur opozita proteston jashtë godinës.

I ftuar në emsionin “Kjo javë” në News 24, Ahmetaj tha se opozita i mungon Parlamentit, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes palëve. Sa i takon tentativave të protestuesve për të hyrë në parlament, Ahmetaj tha: Ç’do bëjnë, do të na rrahin? Ne jemi në rrugë çdo ditë.

Emocioni i parë keqardhje që opozita nuk është. Zihemi e sherrosemi, por është pjesë e rëndësishme në Parlament. Plus ka burra e gra të mencur që debatojnë mirë. Kam vlerësim për shumë, por nuk po hyj në emra. Ndjesia e dytë, si mundet që PD të sjellë njerëz të rrethojë parlamentin. Flisja me shumë policë atë ditë, kisha një ndjesi të rëndë, që njerëz fyenin e godisnin policinë. Tentojnë të cajnë kordonin, po c’do të thotë do hyni të na rrihni ne? Po ne në rrugë jemi cdo ditë. Ja u futën brenda, cdo bëjnë? Do nxjerrin deputetët jasht? Po ku e keni parë këtë? Ndjesia e tretë, mendoj sa dëm i bëhet Shqipërisë për atë imazh që krijohet. Dëmi është i madh, në ekonomi, në imazh në aspiratat për BE. Këto janë tre ndjesitë e vërteta, aspak politike”, u shpreh ish-minsitri socialist.

Opozita për më shumë se një muaj vijon të jetë jashtë Kuvendit, pasi ka djegur mandatet. Po ashtu partitë opozitare kanë protestuar para godinës së Parlamentit, duke tentuar disa herë që të çajnë kordonin e Policisë dhe të hyjnë brenda tij. PD dhe partitë e tjera kërkojnë largimin e Ramës si Kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme që të jenë të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj kuvendi pa opozite opozita e re protesta e opozites se bashkuar arben ahmetaj kuvendi pa opozite opozita e re protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2019, 09:31

Kongresi i PS, në foto

TIRANE- Socialistët kanë mbledhur Kongresin të Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime. I pari që ka mbajtur fjalën në Kongres është kr...