Sport

‘Gruaja bën ligjin në shtëpi’ Rrëfehet Gattuso: Kur luaja me Milanin kisha dëshirë të transferohem te kjo skuadër, p

12 Prill 2020, 09:54 Nga DOSJA
‘Gruaja bën ligjin në shtëpi’ Rrëfehet Gattuso:

Gennaro Gattuso, ish-futbollisti i Milanit ka rrëfyer detaje nga e shkuara e tij si futbollist, duke bërë të ditur se në vitin 2012 ishte shumë pranë kalimit te skuadra e Boca Junior në Argjentinë.

Ish-mesfushori Milanit nuk e ka mohuar kurrë pëlqimin e tij për Bocan, fanellën e së cilës mund ta kishte veshur po mos ta kishte penguar bashkëshortja e tij. “Nuk është sekret që e kam admiruar gjithmonë Bocan.

Jam shumë me fat që kam luajtur dhe fituar një ‘International Cup’ kundër tyre. Në vitin 2012 isha pranë kalimit te Boka, por gruaja ime që komandon në shtëpi nuk më la. Fëmijët e mi ishin shumë të vegjël, prandaj nuk ishte situatë e favorshme për të shkuar atje,” deklaroi Gattuso për “Fox Sport”.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gennaro gattuso gennaro gattuso

Sondazh

Poll