Politike

Basha uron besimtarët katolikë për Pashkët: Këtë kohë pandemie do e kalojmë me kurajo, ditë më të mira na presin

12 Prill 2020, 07:31 Nga DOSJA
Basha uron besimtarët katolikë për Pashkët: Këtë

Tiranë- Kreu i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët. Në një postim në Facebook, kryedemokrati është shprehur se këtë kohë pandemie duhet ta kalojmë me kurajo.

“Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët! Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit. Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shprehet Basha. 

Në mesnatë u zhvilluan meshat për Pashkët Katolike në Tiranë, Shkodër, Lezhë  dhe qytete të tjera, por këtë herë ndryshe, katedralet ishin bosh, pasi në vend është përhapur COVID-19. Gjithçka u zhvillua online. Imzot Frendo deklaroi se e gjithë kjo sakrificë do të shpërblehet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha pashkët katolike online viktimat e covid ne shqiperi lulzim basha pashkët katolike online viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll