Politike

‘Kriminelët lëvizin me garanci nga qeveria’, Salianji për arrestimin e Orgest Bilbilit: Të dekorohet polici që e kapi

11 Prill 2020, 19:48 Nga DOSJA
‘Kriminelët lëvizin me garanci nga qeveria’, Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për arrestimin e të shumëkërkuarit Orgest Bilbili. Në një postim në Facebook, Saliani shkruan se Bilbili u kap rastësisht nga një polic i ndershëm që kërkon të jetëojë me rrogën e tij.

Policë si ai dje jane heronj. Heronj që per te siguruar jetesen luftojnë me krimin ne rruge dhe me mbeshtetesit e krimit ne qeveri!”, shton ish-deptuteti. Më tej demokrati shkruan se ai efektiv është simbol i Policisë dhe duhet të dekorohet, pasi ka sakrifikuar.

POSTIM I PLOTË

Qytetarët terrorizohen nga frika se i shikon policia duke blerë qepë 2 min jashtë fashës orare dhe i dënon me burg ndersa kriminelet dhe banditet si Orges Bilbili me akuza shumë të rënda vijne rrotull qyteteve te pashqetesuar dhe me garanci të plotë nga qeveria. Nuk ështē rastesore qe kreret e bandave dhe kriminelet me te kerkuar i shpetojne cdo operacioni ose nuk preken fare nga policia. As rastesi që i gjen te mbeshtesin Ramen ne cdo fushate elektorale!

U kap rastesisht nga nje polic qe paguhet minimalisht si mijera police te tjere te ndershem dhe kerkon te jetoje me rrogen e tij, bandidi u kap dje sepse ndoshta polici nuk pati as kohe te lajmeronte shefin i cili mund ti thoshte lere te lire se ka paprekshmeri dhe i sherben qeverise në zgjedhje. Policë si ai dje jane heronj. Heronj që per te siguruar jetesen luftojnë me krimin ne rruge dhe me mbeshtetesit e krimit ne qeveri! Qe kercenohen nga krimi dhe tradhetohen nga drejtuesit politike te policise! Polici i djeshem ështē simboli i ploicisë, dekorimi i tij ështē forcë për kedo qe sherben në forcat e policisë duke u sakrifikuar. Nuk kanë lënë shembull të keq pa e promovuar ne nivelet me te larta te vendimmarjes, duhet dhënë zë, vleresim, shpërblim, medalje cdo shembulli si ai i policit!

Ditën e djeshme u arrestua i shumëkërkuar Orgest Bilbili që akuzohet për disa vrasje. Ai u kap rastësisht nga një polic i “Shqiponjave”, i cili ishte duke patrulluar në zonën e “Xhamllikut”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet orgest bilbili ervin salianji orgest bilbili arrestohet orgest bilbili ervin salianji orgest bilbili

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2020, 10:57

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe duket se e ka ndjekur me interes intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “...