Politike

Shkarkimi i prefektit të Shkodrës, PD: Justifikimi i qeverisë është qesharak, ky qytet është lënë jashtë vëmendjes

11 Prill 2020, 14:57 Nga DOSJA
Shkarkimi i prefektit të Shkodrës, PD: Justifikimi i qeverisë

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar për shkarkimin e Prefektit të Shkodrës, Çesk Millja. Në një reagim në emër të PD, ish-deputeti shkruan se  justifikimi i qeverisë për shkarkimin e Milljas është qesharak. 

Më tej ai shprehet se vendimi i sotëm tregon se sa pak vëmendje ka pasur shkodra për qeverinë gjatë kohës së pandemisë. “Kurbanët brenda vetes janë problemi i Ramës dhe i ndjekësve të tij natyrisht, por Shkodra duhet të marrë mbështetjen që i takon, me të gjitha mjetet që i duhen për t’u përballur me COVID-19“, shkruan Spahia.

REAGIMI I PLOTË

3 të infektuar të rinj me COVID-19 në Shkodër, e një në Pukë e cuan në 53 numrin e të prekurve, sipas shifrave zyrtare. Njëlloj si në shifrat totale, ato u rritën pasi u rrit numri i testimeve, c’ka tregon se situata në terren është tjetër nga shifrat e ofruara. Por Shkodra po tregon se sa pak vëmendje ka patur nga qeveria. Pasi i sulmoi pacipësisht kryetaren e Bashkisë dhe qytetarët e Shkodrës për situatën me COVID-19, Rama e bëri një kurban nga rradhët e veta, për t’ia hedhur përgjegjësinë, prefektin e Shkodrës.

Tejet qesharak justifikimi, se prefekti nuk paska treguar lidership e vendimmarrje, kur dihet mirë se as ministrat nuk guxojnë të vendosin vetë, nën pushtetin e Edi Ramës. Eshtë thjesht mënyra se si një individ, i përdor njerëzit si lecka njëpërdorimëshe, por edhe frika që ka nga Shkodra, edhe nga vetë socialistët shkodranë, të cilëve po u centralizon edhe drejtimin e një institucioni vendor si Prefekti, me një të përzgjedhur nga Tirana. Njëlloj sic u ka bërë edhe me partinë, nuk merr në konsideratë asnjë socialist vendas që t’i japë besim, por kjo është një cështje e tyre e brendshme. Sidoqoftë, fakt është se kjo qasje ndaj Shkodrës ka sjellë mungesën e vëmendjes institucionale në këtë kohë sfiduese me virusin Korona, dhe Rama përgjegjësinë po e hedh edhe tek të vetët.

Në fakt cdo funksionar vendor, i djathtë apo i majtë, cdo anëtar i personelit shëndetësor, e di mirë se c’ka qeveria u ka ofruar deri tani, ka qenë vetëm presioni për të mos folur, për të mos u ankuar për pajisjet e munguara mbrojtëse, për mungesën e testeve e madje edhe moszbatimin nga policia të detyrimit për karantinim të shtetasve të ardhur nga Italia. Kurbanët brenda vetes janë problemi i Ramës dhe i ndjekësve të tij natyrisht, por Shkodra duhet të marrë mbështetjen që i takon, me të gjitha mjetet që i duhen për t’u përballur me COVID-19. Nuk është cështje dëshire, por detyrimi institucional e shtetëror në cdo vend demokratik!

Më herët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar shkarkimin nga detyra të Prefektit të Shkodrës, Çesk Millja. Lleshaj në një deklaratë për mediat u shpreh se në vend të tij është vendosur zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia çesk millja masat masat kunder covid 19 shkarkimi i çesk milljes bardh spahia çesk millja masat masat kunder covid 19 shkarkimi i çesk milljes

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2020, 10:57

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe duket se e ka ndjekur me interes intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “...