Politike

Çesk Millja “digjet” nga COVID-19, arsyet që sollën shkarkimin e Prefektit të Shkodrës

11 Prill 2020, 12:23 Nga DOSJA
Çesk Millja “digjet” nga COVID-19, arsyet që sollën

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi sot se Qeveria kishte shkarkuar Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Por edhe pse Lleshaj njoftoi dhe zëvendësuesin e Millja, që do jetë Besfor Ramallari, pasi Kryeministri ka besim tek ai, ende nuk ka asnjë dokument ta qeverisë për këtë lëvizje. Sipas ligjit shkarkimi bëhet me Vendim të Këshillit të Ministrave, por ende nuk është botuar asnjë vendim i tillë.

Kemi vendosur lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Shkodrës, Çesk Milljas. Vendimi është marrë në një përpjekje për një mbështetje ndaj masave për tejkalimin e situatës së krijuar nga COVID-19. Nëse keni shprehur rezerva për gjendjen në Shkodër, kjo do të thotë që të gjitha vërejtjet nuk i janë adresuar vetëm bashkisë. Në mënyrën sesi kanë funksionuar apo nuk kanë funksionuar gjëra në Shkodër, kanë përgjegjësinë e tyre edhe drejtues të dëgëve territoriale dhe vetë prefekti si përfaqësuesi i qeverisë atje. Për fat të keq është vërejtur inerci e papranuesshme, mungesë lidershipi në situata të tilla. Drejtuesi duhet të marrë përgjegjësi dhe vendime”, u shpreh Lleshaj, ku bëri publik këtë vendim.

Por ministri nuk dha asnjë motivacion të zgjeruar pse është shkarkur në këtë kohë Prefekti, Millja. Dosja.al mëson se arsyet që “hëngrën kokën” e Prefektit nuk janë të lidhura drejtëpërdrejtë me të, pasi ai ska pasur asnjë mundësi që të ndryshonte situatën në Shkodër.

Burimet i thanë Dosja.al se Millja është shkarkuar, pasi i kanë kërkuar që të mbyll tregun e Shkodrës, i cili dyshohet se ka qebë shkaktari për shpërthimin e COVID-19. Por kjo detyrë nuk i takon Prefektit, por Bashkisë, dhe nëse do merrej ky vendim Millja do ishte në shkelje të ligjit. Edhe nëse ai do firmoste një urdhër e të vinte në dijeni tregtarët dhe Bashkinë Shkodër, do ishte kjo e fundit që do vendoste, pasi mbyllja e tregjeve është kompetencë e saj.

Aryseja e dytë mësohet të ketë qenë një kërkesë që i është bërë Prefektit, e ky i fundit nuk e ka përmbushur. Atij i është kërkuar që të siguronte stuktura akomoduese, për të gjithë shqiptarët që janë futur në vend nga pikat kufitare në Shkodër, pasi sipas protokolleve duhet të izolohen për 14 ditë. Por asnjë hotel nuk ka pranuar që të akomodonte këta qytetarë, pasi kanë pasur frikë se mos nuk merrnin para nga shteti, sepse akomodimi i të kthyerve nuk do ishte falas. Këto janë arsye që sollën shkarkimin e Prefektit Çesk Millja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shkoder sander lleshaj shkarkimi i çesk milljes shkoder koronavirusi ne shkoder sander lleshaj shkarkimi i çesk milljes shkoder

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2020, 10:57

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe duket se e ka ndjekur me interes intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “...

Politike 10 Prill 2020, 21:50

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ëstë shprehur se nuk ka frikë nga vdekja por që rregullat e karantinimit i zbaton me rigorozitet, dhe qëndron b...