‘Kriza e 1997 ishte më e thjeshtë se pandemia e COVID-19’, Bashkim Fino kujton kohën si Kryeministër: Atëherë nga ndih
11 Prill 2020, 15:36Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, që ka qenë dhe ish-kryeministër i qeverisë së njohur si e Pajtimit Kombëtar, ka folur sot për situatën që po kalon vendi nga COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Javë”, Fino u kthye pas në kohë dhe kujtoi momentet kur ai drejtonte qeverinë.
Sipas tij kriza e COVID-19 nuk mund të krahasohen më atë të 1997, pasi sipas tij “lufta civile” ishte shumë më e thjeshtë për t’u menaxhuar dhe zgjidhur situata e pandemisë që po ndodh tani.
“Atëhere ishte një krizë shumë e rëndë por mos harrojmë ishte e Shqipërisë dhe jo globale. Nga kjo pikëpamje ’97 ishte më e thjeshtë për të menaxhuar dhe zgjidhur. Jo vetëm unë si kryeministër por edhe europian dhe amerikan ishte në ndihmë të atij momenti kolapsi për ta kaluar. Në rastin në fjalë është një epidemi mbarëglobale që të gjithë vendet luftojnë për veten e tyre. Sot vendet luftojnë kush të marrë më shumë respiratore, maska etj. Vende si Shqipëria i ka me pakicë, me defiçit, për mjekët dhe popullsisë.
’97 nuk mund të krahasohet me 2020. Menaxhimi i asaj krize ishte shumë më e thjeshtë dhe i kuptueshëm pasi qytetarët kishin dalë nga një skemë piramidale dhe populli ishte ngritur ndaj qeverisë së vet dhe ishin pushtuar gjithë depot e armatimit. Nuk po them që nuk kishte vështirësi por ishte në një krizë copëtimi, vëllavrasje pasi të gjithë ishin të armatosur por ishte kriza jonë shqiptare, e lokalizuar. Duke e krahasuar dhe me këtë pandemi ndihma nga BE dhe forca shumëkombëshe në prill i dhanë mundësinë dhe ndihmë Shqipërisë për të përballuar krizën”, u shpreh deputeti.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar për shkarkimin e Prefektit të Shkodrës, Çesk Millja. Në një reagim në emër të PD...
TIRANË– Ministri për Rindërtimin, Arben Ahemtaj i ka dërguar një letër ministrave të Ekonomisë të vendeve të Bashkimit Europian, të cilëve u ka kërkuar që ...
TIRANË– Konferenca e kryetarëve ka vendosur orën e diskutimeve në seancën plenare e cila është me datë 16 prill, ku në qendër të diskutimeve do të jenë mas...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi sot se Qeveria kishte shkarkuar Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Por edhe pse Lles...
Politike11 Prill 2020, 10:57
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe duket se e ka ndjekur me interes intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar lëvizjen e re politike në qarkun e Shkodrës. Shkarkohet nga detyra prefekti i Shkodrës, Çes...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga tregu i kombinatit, ku tregon se qytetarët janë disiplinuar dhe mbajnë radhën sipas udhëzimeve. Kre...
SHKODËR- Kryetarja ne detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka hedhur sot kritika kundër Policisë së Shtetit, pasi sipas saj nuk janë kontaktuar qytetar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një këngë falenderuese për mjekët, të cilët po përballen me pandeminë e koronavirusit. Me anë të një status...