Politike

Ahmetaj letër ministrave të Ekonomisë në rajon dhe BE: Bashkëpunoni me kompanitë fasone në Shqipëri

11 Prill 2020, 14:26 Nga DOSJA

TIRANË– Ministri për Rindërtimin, Arben Ahemtaj i ka dërguar një letër ministrave të Ekonomisë të vendeve të Bashkimit Europian, të cilëve u ka kërkuar që të prodhojnë veshje profesionale të mjekëve, ushtrisë, e policisë në kompanitë fasone shqiptare. 

Letra është dërguar më 7 prill, por është publikuar sot nga Ahmetaj në rrehtet e tij sociale. Ahmetaj përdor si argument për ftesën, dëmet që ka pësuar biznesi fason në Shqipëri për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Konsideroni mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë. Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!,”-shkruan ndër të tjera Ahmetaj.

LETRA E ARBEN AHMETAJT

Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë. Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm. Bashkëpunimi me vendet partnere, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre. Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ahmetaj leter ministrave te be arben ahemtaj ahmetaj leter ministrave te be arben ahemtaj

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2020, 10:57

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe duket se e ka ndjekur me interes intervistën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “...

Politike 10 Prill 2020, 21:50

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ëstë shprehur se nuk ka frikë nga vdekja por që rregullat e karantinimit i zbaton me rigorozitet, dhe qëndron b...