Sport

Juventusi përgatit ofertën për Mohamed Salah, shkëmbim mes dy gjigandëve

23 Mars 2019, 21:45 Nga DOSJA
Juventusi përgatit ofertën për Mohamed Salah, shkëmbim mes

Juventusi, kampion i shumëfishtë i Italisë dhe në pritje për t’u shpallur si i tillë edhe këtë sezon të Serie A, ka një objektiv të qartë: trofeun e Champions League.

Për këtë, verën e kaluar bleu Cristiano Ronaldon nga Reali i Madridit, në varësi të ecurisë në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë do të tentojë edhe goditjen e radhës.

Paulo Dybala nuk ka shfaqur më të mirën e tij këtë sezon, që prej ardhjes së portugezit Ronaldo, e drejtuesit e “Zonjës së vjetër” po mendojnë ta shfrytëzojnë si pjesë të një pakti që do të shohë edhe dërgimin e shumë parave në “Anfield Road”, me synimin për t’i rrëmbyer Liverpoolit yllin e saj në sulm, Mohamed Salah.

Argjentinasi ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, por vetëm 26 prej tyre i ka nisur si titullar, e vetëm 17 herë ka luajtur për 90 minuta të plota; pra në shumë të tjera ose ka hyrë si zëvendësues, ose është zëvendësuar pas një minutazhi të caktuar.

Pakënaqësia e Dybalas ka shkaktuar spekulimet për largimin e tij nga Juve, ndërkohë që Salah nuk do ta kishte të vështirë përshtatjen në futbollin italian, pasi ka luajtur më parë edhe me Romën.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus mohamed salah paulo dybala premier league seria a juventus mohamed salah paulo dybala premier league seria a

Sondazh

Poll