Sport

Presidenti i klubit italian infektohet me COVID-19: Doja ta mbaja personale…

11 Prill 2020, 15:12 Nga DOSJA
Presidenti i klubit italian infektohet me COVID-19: Doja ta mbaja

Presidenti i klubit të Pordenones në Serie B, Mauro Lovisa, është prekur nga COVID-19. Skuadra e tij militon për herë të parë në kategorinë e dytë italiane dhe ka mundësi të ngjitet në Serie A, por virusi vdekjeprurës mund t’i pengojë ëndrrën.

“Pas shumë mesazheve që kam marrë pas lajmërimit se jam prekur nga COVID-19, dua të jap një mesazh. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shfaqur interes për shëndetin tim dhe më kanë telefonuar apo shkruar mesazhe”.

“Do të bëj një tjetër testet javën tjetër dhe shpresoj që të dal negativ. Doja ta mbaja si një rast personal, por nuk ishte ky rasti. Si të gjithë të tjerët kam kaluar disa javë të vështira për ta fituar këtë betejë dhe për të mos dëmtuar familjen time”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll itali serie a futboll itali serie a

Sondazh

Poll