Sport

I skadon kontrata me Napolin, gjigandi italian gati të transferojë Elseid Hysaj

11 Prill 2020, 13:33 Nga DOSJA
I skadon kontrata me Napolin, gjigandi italian gati të transferojë

ITALI- Elseid Hysaj vazhdon të jetë një objektiv i Romës për repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi shqiptar prej kohësh kërkohet nga Roma, por problem gjithmonë ka qenë çmimi i lartë që kërkonte Napoli.

Verdhekuqtë janë gati ta shesin Alessandro Florenzin përfundimisht te Valencia, ndërsa çalojnë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Edhe pse ka filluar të luajë nën urdhrat e Gattusos, Hysaj ka paralajmëruar largimin në verë nga Napoli. Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka pasur kontakte me agjentin e lojtarit Mario Giuffredi dhe Hysaj pëlqen kalimin në kryeqytetin italian.

Roma është gati të paguaj deri në 12 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

(e.ç/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alessandro florenzi elseid hysaj gianluca petrachi hysaj tek roma napoli roma alessandro florenzi elseid hysaj gianluca petrachi hysaj tek roma napoli roma

Sondazh

Poll