Sport

Qëndrimi në Portugali i prish punë Ronaldos, mediat tani “sulmojnë” edhe motrën e tij

11 Prill 2020, 16:01 Nga DOSJA
Qëndrimi në Portugali i prish punë Ronaldos, mediat tani

Në fillim nisja drejt Madeiras, më pas shëtitja e dyshimtë dhe në fund transferimi te një vilë tjetër. Tani ka përsëri kaos rreth qëndrimit të yllit Cristiano Ronaldo në Portugali.

Sulmuesi i Juventusit është kthyer në qendër të polemikave në mënyrë indirekte, sepse ai gjithmonë krijon lajm, edhe kur nuk do. Siç ka bërë të ditur Correio de Manha, motra e tij Katia është në qendër të polemikave për faktin se ka lënë izolimin në Portugali, në Madeira, për të shkuar në Brazil.

Bazuar te mediat braziliane, Katia Aveiro është kthyer te partneri i saj, i cili jeton në Amerikën e Jugut. Ky konsiderohet veprim krejtësisht i pavend në kushtet kur e gjithë bota është karantinuar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aveiro motra ronaldo aveiro motra ronaldo

Sondazh

Poll