Sport

‘Për 10 euro humba fanelën tënde në ankand’, Dybala dhe Del Piero argëtohen në kohë karantinimi

11 Prill 2020, 11:54 Nga DOSJA
‘Për 10 euro humba fanelën tënde në ankand’,

Ishte një bisedë mes dy numrave 10 të Juventusit si Alex Del Piero dhe Paolo Dybala. Në një komunikim në instagram, mes shumë temave që folën së bashku, interesante ishte momenti kur argjentinasi i tregoi ish-sulmuesit se në një ankand e kishte humbur fanellën e sezonit 2010-2011 të Del Pieros për vetëm 10 euro.

“Thashë me vete,duhet ta marr me patjetër atë fanellë, duhet ta kem. Futem te ky website me llogarinë e të dashurës time që njerëzit të mos e dinin që isha unë. Tani nuk e mbaj mend shifrën, por aty nuk jepej kush ishte më e larta. Vendosa shifrën time dhe ajo ishte më e larta për tre ditë. Prita dhe vetëm prita. Nëse dikush bënte një ofertë më të lartë të vinte një e-mail. Mungonin dhe pesë orë e unë po prisja. Isha gati të festoja, por në fund fare dikush bëri një ofertë më të lartë dhe e humba fanellën për 10 euro. Kur doja të bëja një kundërofertë nuk pata më kohë. Isha shumë i nervozuar. Ishte e pabesueshme”, u shpreh Dybala.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport del piero dybala del piero dybala

Sondazh

Poll