Sport

Agjenti jep sinjalet e para, Coutinho drejt rikthimit në Premier League

10 Prill 2020, 20:31 Nga DOSJA
Agjenti jep sinjalet e para, Coutinho drejt rikthimit në Premier League

Coutinho pritet të kthehet te Barcelona në fund të sezonit, duke parë se ka pak mundësi që Bayern Munich të vendosë ta blejë përfundimisht.

Problemi është se fantazisti nuk bën pjesë në planet e katalanasve, të cilët do të kërkojnë t’i gjejnë një sistemim tjetër lojtarit. Për të ardhmen e futbollistit ka folur edhe menaxheri i tij, Kia Joorabchian.

“Nuk është një sekret që unë jam një tifoz i Arsenal-it, por nuk kam preferenca për klientët e mi. Philippe ka kaluar shumë mirë në Premier League dhe do t’i pëlqente të kthehej në Angli”, ka thënë Joorbachian për Sky Sport.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coutinho merkato premier league coutinho merkato premier league

Sondazh

Poll