Sport

Mes kujtimeve të Championsit dhe merkatos, Zanetti tregon: Icardi nuk kthehet më, Lautaron e shoh…

11 Prill 2020, 09:16 Nga DOSJA
Mes kujtimeve të Championsit dhe merkatos, Zanetti tregon: Icardi nuk

ARGJENTINË–  Kështu veproi edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Interit, i cili foli në njëlidhje të drejtoërdrejtë me ESPN nëpëmjet Instagramit. Një nga temat kryesore që ceku ish-kapiteni legjendar zikaltër ishte merkatoja dhe shanset që ekzistojnë për kthimin e Mauro Icardit.

“A do të kthehet Icardi? Unë nuk e di, nuk mendoj kështu. Por, tani nuk po flasim për merkaton. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Pastaj, do të kemi kohë të mendojmë.”

Nga Icardi, tek një tjetër yll argjentinas, Lautaro Martinez, për të cilin po flitet shumë, sidomos për interesin e Barcelonës për të.

“Tek Interi e shoh të lumtur atë, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. Personalisht e shoh të ardhmen e tij vetëm tek Interi”.

Javier Zanetti, midis të kaluarës dhe së tashmes. Ai nuk mund të linte pa kujtuar triumfin historik të vitit 2010 me Jose Mourinhon në stol.

“Triumfi në “Bernabeu” ishte realizimi i një ëndrre. Fitimi i asaj finaleje të Championsit ishte kurorëzimi i një sezoni të shkëlqyeshëm. Tri minuta nga fundi, Julio Cesar merr topin në dorë, shikon Samuelin dhe i thotë: “Walter, ne jemi kampionë”. Një moment i mrekullueshëm, më i bukur se vetë jeta ime. José Mourinho? Një person i veçantë, një trajner dhe njeri i shkëlqyeshëm. Një motivues të madh, që përcjell pasion pa limit te lojtarët. Ai të bën të japësh më të mirën nga vetja jote”.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport championsit icardi javier zanetti championsit icardi javier zanetti

Sondazh

Poll