Sport

Barcelona-City bien dakord, në verë do të shkëmbejnë mbrojtësit e krahut

10 Prill 2020, 20:58 Nga DOSJA
Barcelona-City bien dakord, në verë do të shkëmbejnë

Manchester City dhe Barcelona raportohet se kanë ndërmend të shkëmbejnë mbrojtësit e krahut të djathtë. Kampionët e Spanjës i ka propozuar Pep Guardiolës që të marrë në Manchester mbrojtësin Nelson Semedo dhe të shesë anësorin Joao Cancelo.

Kjo ide i ka pëlqyer Pepit, sepse Cancelo nuk ka rezultuar një lojtar efikas për të. As Semedo nuk ka shkëlqyer te Barcelona, por duket alternativë e pëlqyeshme për ish-trajnerin e katalanasve.

Vetë futbollistët kanë nevojë të ndryshojnë ambient, prandaj ideja është mirëpritur dhe nga ana e tyre. Ndoshta në qershor do të shohim që ky lajm të bëhet realitet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona manchester city merkato barcelona manchester city merkato

Sondazh

Poll