Sport

“Njëri vazhdon të luftojë”, Duka tregon se janë infektuar tre persona në botën e futbollit me Covid-19, flet për gjen

10 Prill 2020, 19:10 Nga DOSJA
“Njëri vazhdon të luftojë”, Duka tregon se janë

TIRANË– Në botën e futbollit në Shqipëri janë gjithsej tre person atë prekur nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili në një intervistë për emisionin “Në fokus”, në TvT, tha se janë infektuar gjithsej tre persona, përfshirë edhe Florian Rizën, që është një rast i bërë publik tashmë.

“Janë vetëm tre raste që kanë rezultuar pozitiv. njëri vazhdon të jetë i infektuar dhe vazhdon të luftojë. njëri është Florian Riza, ndërsa të tjerët nuk ka rëndësi kush janë. janë pjesë e botës së futbollit,”– tha Duka.

Florian Riza ishte personi i parë që u konfirmua si i infektuar me Covid-19 në botën e sportit. Në intervista, ai deklaroi edhe mënyrën se si e kaloi virusin, duke shtuar se gjendja tek Infektivi është shumë e rënduar dhe nuk ka kushte.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka koronavirusi ne shqiperi armand duka koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll