Politike

‘Nuk do të flasë, ai flet pa folur’/ Pranoi ftesën, përse mungoi Nano në Kongresin e socialistëve

23 Mars 2019, 16:14 Nga DOSJA
‘Nuk do të flasë, ai flet pa folur’/ Pranoi ftesën,

TIRANË– Partia Soacialiste ka zhvilluar prej tetë orësh ditën e sotme Kongresin ku edhe u konfirmuan emrat e Veliaj dhe 6 kryebashkiakëve të tjerë për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në qershor. (Lexo këtu)

Përveç pritjes së emrave, lajmi i ditës ishte pjesëmarrja e liderit historik të PS-së, Fatos Nanos. Lajmi u konfirmua nga vetë Alfred Peza, sekretar për mediat në PS, i cili u shpreh se Nano kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në Kongres por se nuk do të mbante asnjë fjalim.

Lajmi u komentuar nëpër studio televizive nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila tha se Nano ishte një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë. Ndërsa ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se Fatos Nano do të ishte i pranishëm në Kongres por se nuk do të fliste,

Nuk do të flasë, ai flet pa folur”,-shtoi Spiropali.

Por edhe pas 8 orësh punime në Kongresin e socialistëve, lideri historik i PS-së, jo vetëm që nuk mbajti asnjë fjalim por madje as nuk ishte i pranishëm në sallë. Nuk dihet arsyeja e mungesës së tij, madje as socialistët nuk kanë shpjeguar në asnjë deklaratë mosprezencën e tij.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos nano kongresi i socialistëve 23 mars 2019 nano mungon ne kongresin socialist fatos nano kongresi i socialistëve 23 mars 2019 nano mungon ne kongresin socialist

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2019, 09:31

Kongresi i PS, në foto

TIRANE- Socialistët kanë mbledhur Kongresin të Partisë Socialiste, në të cilin do të ketë rreth 8 orë diskutime. I pari që ka mbajtur fjalën në Kongres është kr...