Politike

A do i bashkoheshit mjekëve në luftën kundër koronavirusit? Berisha: S’më ka shkuar në mendje, s’e ushtroj dot më

10 Prill 2020, 19:41 Nga DOSJA
A do i bashkoheshit mjekëve në luftën kundër koronavirusit?

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se ai nuk do bashkohej me trupën e mjekëve për të luftuar kundër COVID-19. Gjatë një lidhje live me emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha u shpreh se ai nuk e quan më veten mjek pasi dijet e tij kanë avulluar sepse ka një shkëputje 30 vjeçare nga profesioni.

Berisha tha se ai ka qenë një mjek me pasion të jashtëzakonshëm, por shkëputja e gjatq e detyron të thotë së nuk është një kardiolog.

Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, u shpreh Berisha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sali berisha koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sali berisha

Sondazh

Poll