Politike

PD nxjerr dokumentin: Mbi 80 mijë biznese nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë

10 Prill 2020, 14:05 Nga DOSJA
PD nxjerr dokumentin: Mbi 80 mijë biznese nuk do të mund të

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një denoncim ku shkruan se shumë biznese të vogla nuk do të mund të përfitojnë nga ndihma e qeverisë. Në një status në rrjetet sociale, Jorida Tabaku shkruan se në inbox-in e saj kanë mbërritur shumë mesazhe ku shkruhet për diskriminimin që po u bëhet atyre në lidhje me pagën e luftës që duhet të përfitojnë nga shteti, gjatë kohës sëpandemisë së Covid-19.

Sipas Tabakut, plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese.

Denoncimi i plotë 

Që nga dita e djeshme gjithnjë e më shumë biznese të vogla me të vetëpunësuar më kanë nisur në inbox mua dhe kolegëve të mi mesazhe me prova të pakundërshtueshme për diskriminim që po u bëhet atyre. Plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese. Kushdo e ka të qartë që ky diskriminim do të ndodhte, ne si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim që në ditën e parë.

Fatkeqësisht askush nuk na dëgjoi. Sot situata është më e trishtë, janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Me shumën e disbursuar deri më tani qeveria ka kompensuar 5% të Bizneseve të vogla në total dhe gati 9% të të vetëpunësuarve të këtyre bizneseve. Ne kërkojmë MOSDISKRIMINIM në këtë periudhë pandemie. Kriza ekonomike njësoj si virusi godet të gjithë shqiptarët, qofshin të majtë apo të djathtë. Prandaj duhet menduar më larg dhe duhet të jemi më vizionarë në politikat tona. Kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Më poshtë; dy biznese të tjera të mbyllura me vendim qeverie (njëra taksi dhe tjetra biznes i mbyllur shpk) që u refuzohet dhënia e ndihmës ekonomike nga buxheti COVID-19.

Shqipëria ka tashmë një muaj që është e izoluar totalisht për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Të gjitha bizneset janë mbyllur, përveç marketeve, furrave të bukës dhe farmacive. Së fundmi, Qeveria ka vendosur të hapë edhe biznese të tjera por që për shkak të situatës konsiderohen të mbyllura, pasdi nuk kanë se kujt t’i ofrojnë shërbimet. Sipas paketës ekonomike të prezantuar nga qeveria të gjitha bizneset që janë mbyllur për shkak të luftës me Covid-19, do të marrin pagën e deklaruar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku plani i masave per covid-19 jorida tabaku plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll