Politike

“Jetoj si qen, shteti s’ka sjell asnjë ndihmë”, Basha publikon VIDEO-n: Qytetarët ankohen se janë braktisur

10 Prill 2020, 15:20 Nga DOSJA
“Jetoj si qen, shteti s’ka sjell asnjë ndihmë”,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot deklaratat e disa qytetarëve të cilët shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti. Teksa ka publikuar një video, Basha shkruan se se mijëra njerëz në vend tregojnë mungesën e ndihmës nga shteti.

Sipas kreut të opozitës duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit dhe pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë..

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë. Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!?”, shkruan më tej Basha.

Ndërkohë në video një qytetar tregon se ai është pa punë dhe shteti nuk e ka ndihmuar dhe për këtë arsye nuk mund të qëndrojë dot brenda, por del e punon në të zezë. Ndërsa një tjetër shprehet se “jeton si qen” dhe shteti si ka dërguar asnjë ndihmë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll