Politike

30 organizata dolën kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Rama: Nëse keni propozime konkrete bujrum, po bëjmë gjithçka për

10 Prill 2020, 15:55 Nga DOSJA
30 organizata dolën kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Rama:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së 3o shoqatata të shoqërisë civile, të cilat kërkonin që të mos miratoheshin masat shtrenguese nga Kuvendi që kërkojnë ndryshime në Kodin Penal. Rama në një njoftim në mediat sociale, shkruan se gjithçka po bëhet për të mbrojtur popullin dhe nëse kanë sugjerime janë të mirëpritura prej tij që të bëjnë propozimet e tyre.

“Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!

Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”, shkruan Rama.

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë dalë kundër ashpërsimit të masave nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ku kërkohet mosmiratimi i ndryshimeve të Kodit Penal dhe Rrugor. 30 organizata në një letër drejtuar Kuvendit kërkojnë që të mos miratohen ndryshimet për dënimin me 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën, pasi sipas tyre cenohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodin penal shoqeria civile edi rama masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodin penal shoqeria civile

Sondazh

Poll