Politike

“Lëri çerrat mos fyej njerëzit”, Rama përplaset me komentuesin pasi keqkuptohet nga emri i fshatit, qytetari: Është sa

10 Prill 2020, 19:37 Nga DOSJA
“Lëri çerrat mos fyej njerëzit”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është keqkuptuar nga kërkesa e një qytetari dhe i ka kërkuar që të mos ofendojë njerëzit. Qytetari në fjalë, ka komentuar tek një status i kryeministrit dhe shkruan se nuk është në gjendje të shkojë në punë dhe nuk ka as çfarë të hajë.

Por emri i fshatit Cerrave është keqkuptuar nga Rama, që i ka thënë qytetarit, të mos ofendojë njerëzit.

Biseda në komente

Qytetari: Po mirë ju kam shkruar shumë herë. nuk kemi ç’të hamë. për shkak të masave nuk shkoj dot në punë. Qendrave Administrave Cerrave ndau disa herë ndihma dhe punonjësit i ndajnë sipas qejfit. nuk ndihmojnë ata që kanë vërtet nevojë. s’po marrim përgjigje nga ju

Rama: Lëri çerrat e mos hyej njerëzit po thuaj ku punon dhe si e ke hallin.

Qytetari: Cerravë është fshat i Pogradecit, sa zbret Qafë Pllocën.

Biseda është ndërprerë këtu dhe kryeministri Rama nuk ka replikuar më tej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama replika me komnetuesit edi rama rama replika me komnetuesit

Sondazh

Poll