Politike

Konferenca e Kryetarëve vendos! Të gjithë deputetët në sallë, seanca plenare më 16, 23 dhe 30 prill

10 Prill 2020, 12:06 Nga DOSJA
Konferenca e Kryetarëve vendos! Të gjithë deputetët në

Tiranë- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur në mbledhjen e sotme online se të gjithë deputetët duhet të jenë sallë, në seancat plenare të datave  16, 23 dhe 30 prill. Seanca do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe duke zbatuar standardin e distancimit social.

Po kështu, gazetarja Klesiana Omeri për Report Tv ka bërë me dije se seancat do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të sigurojnë akses për RTSh, i cili do të transmetojë live dhe do t’u mundësojë sinjalin edhe mediave të tjera. Mësohet se opozita parlamentare ka pasur kundërshtime pasi sipas tyre seanca janë shumë afër në kohë, në kushtet kur vendi jonë ndodhet në situatë të jashtëzakonshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca e kryetareve seancë plenare 16 prill 2020 konferenca e kryetareve seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll