Politike

Rama publikon videon nga Portugalia, shigjeton Opozitën: Ja si flitet kur i shërben sinqerisht vendit dhe popullit

10 Prill 2020, 14:21 Nga DOSJA
Rama publikon videon nga Portugalia, shigjeton Opozitën: Ja si flitet kur i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e liderit të Opozitës në Portugali, i cili dëgjohet të thotë se Qeveria duhet ndihmuar në këtë luftë, ku e gjithë bota po përballet me Covid-19. Në një status në profilin e tij në Facebook, me anë të këtij fjalimi nga Opozita në Portugali, kryeministri ka shigjetuar Opozitën në Shqipëri, me të cilën ka pasur shumë përplasje gjatë kësaj periudhe.

Për mua në këtë betejë, nuk është qeveria e partisë rivale. Është qeveria e Portugalisë të cilën të gjithë duhet ta ndihmojmë në këtë momentet, duhet ta mposhtim këtë fatkeqësi. Ne sot nuk jemi opozitarë por bashkëpunëtorët tuaj. Në këtë moment duhet të jemi të gjithë ushtarë të gatshëm për të ndihmuar në këtë betejë. Të ndihmojmë që Portugalia të fitojë me sa më pak humbje. Zoti Kryeministër keni bashkëpunimin e opozitës, do të ndihmojmë me çfarë mundemi. Ju uroj kurajo, nerva dhe shumë fat. Sepse fati juaj është fati ynë,”– dëgjohet të thotë lideri i Opozitës në Portugali.

Ja si flet opozita kur i shërben sinqerisht vendit dhe popullit, në këtë luftë që ka përfshirë mbarë botën në mbrojtje të jetës së njerëzve,”– shkruan kryeministri Rama krah videos.

Opozita në Shqipëri, me në krye Lulzim Bashën nuk i kanë ndalur akuzat ndaj Qeverisë, dhe kritikat në lidhje me nismat që kjo e fundit ka ndërmarrë për të përballuar pandeminë e Covid-19. Më kryesorja ka qenë kërkesa e Bashës, i cili shprehet se duhet të ketë testim masiv, ndërsa kryeministri nga ana tjetër ka deklaruar se me këtë gjë është marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve. Akuza ka pasur edhe në lidhje me tenderat që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe dhe me shumën që është vënë në dispozicion të paketës ekonomike që Rama ka prezantuar për familjes dhe bizneset.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama thumbon opoziten edi rama lulzim basha rama thumbon opoziten

Sondazh

Poll