Bota

Takuan gazetaren e infektuar, Zaev dhe Mickoski rezultojnë negativë në analizën ndaj Covid-19

10 Prill 2020, 17:29 Nga DOSJA
Takuan gazetaren e infektuar, Zaev dhe Mickoski rezultojnë negativë

MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se testimi i për Covid-19 i kreut i partisë së Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë(LSDM-së) Zoran Zaev  ka dalë negative negativ.

Po ashtu ka rezultuar negative edhe testi i liderit të partisë të VMRO-DPMNE-së Mickoski Mickoski.

Kujtojmë se dy liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ishin vendosur në izolim 14 ditësh për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetare që tashmë ka rezultuar pozitive.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë humbur jetën 32 persona dhe janë infektuar 711 të tjerë.

Pandemia e koronavirusit ka infektuar 1.6 miliardë njerëz në rang global dhe ka vrarë mbi 100 mijë të tjerë. New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit. Në Amerikë janë infektuar mbi 400 mijë njerëz dhe kanë vdekur nga virusi 17,843 të tjerë. Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike. Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, por mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Burimimeta.mk

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut zoran zaev koronavirusi ne maqedonine e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll