Bota

Koronavirusi në Irlandë/ Kryeministri: Izolimi i vendit shtyhet deri më datë 5 maj

10 Prill 2020, 16:53 Nga DOSJA
Koronavirusi në Irlandë/ Kryeministri: Izolimi i vendit shtyhet deri

IRLANDË– Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka njoftuar ditën e sotme se izolimi total i  vendit do të zgjasë deri më 5 maj, në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Deri më tani në vend janë regjistruar mbi 6.500 persona të infektuar me koronavirus dhe të paktën 263 vdekje.

Kufizimet duhet të kishin përfunduar këtë të dielë nga njoftimi i qeverisë, por ekspertët këshilluan që të paktën edhe për 3 javë të tjera vendi duhet të qëndrojë i izoluar, sqaroi Varadkar.

Përballë kësaj situate të krijuar nga koronavirusi, Kryeministri irlandez është rikthyer edhe në rolin e mjekut, profesion të cilin e praktikoi përpara se të niste politikën, pasi ai mendon se mund të ndihmojë kolegët e tij  mjekë në këtë situatë kaotike.

Pandemia e koronavirusit ka infektuar 1.6 miliardë njerëz në rang global dhe ka vrarë mbi 100 mijë të tjerë. New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit. Në Amerikë janë infektuar mbi 400 mijë njerëz dhe kanë vdekur nga virusi 17,843 të tjerë. Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike. Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, por mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne irlande leo varadkar koronavirusi ne irlande leo varadkar

Sondazh

Poll