Bota

Nuk ka më vend për viktimat, pamjet rrëqethëse në New York tregojnë varrin masiv, të gjithë arkivolet në një gropë

10 Prill 2020, 16:23 Nga DOSJA
Nuk ka më vend për viktimat, pamjet rrëqethëse në New

SHBA– Koronavirusi vazhdon të marrë mijëra jetë njerëzish në New York. Autoritetet në vend kanë vendosur që varrimi i tyre të bëhet në ishullin Hart, pasi numri i viktimave wshtw i madh.

Sipas mediave vendase mësohet se ishulli përdoret që ka shekulli i 19-të për të varrosur njerëzit që nuk kanë të afërm ose për ata që familjet e tyre nuk kanë mundësi t’u organizojë një funeral.

Siç shikohet dhe nga video punëtorët me veshjet e bardha kundër COVID-19 varrosin në një varr masiv disa viktima. Pamje rrëqethse nga New York, janë filmuar nga një dron dhe tregojnë situatën e vështirë që po kalon ky vend nga virusi që ka bllokuar jetën në të gjithë botën.

Burimi: BBC

(D.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirus new york koronavirus new york

Sondazh

Poll