Bota

Gjermania aplikon karantinën e detyrueshme 14-ditore, shtetasit shqiptarë lejohen të lejohen të qëndrojnë atje deri më 30

10 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
Gjermania aplikon karantinën e detyrueshme 14-ditore, shtetasit

GJERMANI– Shpërthimi  i pandemisë COVID-19 ka detyruar Gjermaninë të aplikojë karantinën e detyrueshme për të paktën 14 ditë nga data 10 prill 2020 për të gjithë shtetasit që rikthehen në vendbanimin e tyre, si dhe të marrë masa të reja për afatet e qëndrimit 90-ditor.

Në bazë të një njoftimi të Ambasadës shqiptare në Gjermani, rregullorja e re vlen për gjermanët, qytetarët e BE-së, shtetasit e një shteti Schengen ose shtetas që kanë jetuar dhe jetojnë në Gjermani për shumë vite vet ose me familjet e tyre dhe kanë qëndrim të rregullt, por që kanë qenë jashtë shtetit për disa ditë dhe po kthehen në vendbanimin e tyre në Gjermani, të gjithë  duhet të izolohen për dy javë.

Ndër të tjera Ambasada shqiptare shjegon edhe masat dhe proceduarat sa i përket afatit të qëndrimit 90-ditor.

Sipas vendimit të marrë nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, të gjithë shtetasit e huaj që janë në Gjermani me vizë Schengen, apo iu ka skaduar i jepet e drejta të qëndrojnë atje deri në datën 30 qershor të këtij viti. Ndërsa u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Gjermani të drejtohen në Zyrat e të Huajve në secilin qytet në landet gjermane, me qëllim zgjatjen e qëndrimit në zonën e Schengen për t’u mos pasur penalizime të tjera.

Postimi i Plotë i Ambasadës Shqiptare në Gjermani: 

‼️ Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Gjermani:
? Te nderuar qytetare shqiptare, qe gjendeni ende brenda territorit te Republikes Federale Gjermane: Te gjithe ju qe nuk keni me mundesi te ktheheni ne Shqiperi dhe jeni te detyruar te qendroni ne Gjermani deri ne rihapjen e mundesive te transportit per Shqiperi, lutemi vini re se kufizimi i qendrimit per 90 dite nuk do te çojë automatikisht ne penalizimin tuaj nese ju e adresoni kete situate prane autoriteteve respektive te qytetit dhe landit ne te cilin po qendroni ne kohe dhe para skadimit te afatit te udhetimit per 90 dite. ‼️Shume e Rendesishme: Te vetmet autoritete ne Gjermani per te miratuar zgjatjen e qendrimit ne zonen e Shengen si dhe çdo lloj vize tjeter qe mund t´i mbaroje afati brenda kohes qe nuk eshte e mundur udhetimi jashte Gjermanise jane Zyrat e te Huajve (Ausländerämter) te secilit qytet ne secilin Land (Shtet Federal). Lutemi sigurohuni qe te merrni kontakt vete drejtperdrejte (permes emailit, faksit, ose me leter me poste te regjistruar, telefonit me Zyrat e te Huajve (Ausländerämter). Kujdesuni qe te protokolloni zyrtarisht kerkesen tuaj per zgjatjen e afatit te qendrimit sipas ligjit ne fuqi. Lutemi ruajeni me shume kujdes kete dokument dhe ne momentin e largimit nga Gjermani, paraqiteni ate si dhe kopjen e biletes origjinale te cilen nuk mund ta perdornit per shkak te pezullimit te udhetimit gjate kontrollit te pasaportes. Per shkak te mbingarkeses qe kane zyrat e te huajve (Ausländeramt) ne kohen e kufizimeve ne levizje, ju keshillojme te kontrolloni faqet respektive te internetit te tyre per te marre informacion mbi menyren e kontaktimit dhe protokollimin zyrtar te kerkeses per zgjatjen e vizes. Ju lutemi, mos shkoni prane zyrave pa marre nje informacion te qarte nese mund te shkoni apo nese ju lejohet te shkoni per te shmangur rrezikun e infektimit tuaj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll