Bota

Koreja e Jugut i fut frikën botës, goditet nga vala e dytë e Covid-19, ekspertët nuk gjejnë shpjegim për infektimin e 91 p

10 Prill 2020, 15:28 Nga DOSJA
Koreja e Jugut i fut frikën botës, goditet nga vala e dytë e

KORE E JUGUT-Në Korenë e Jugut ka ndodhur diccka e ccuditshme në lidhje me Covid-19. Ditën e sotme autoritetet shëndetësore kanë raportuar se 91 persona të cilët pretendohej se ishin shëruar nga Covid-19, kanë rezultuar përsëri të infektuar më virusin vdekjeprurës.

Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), tha në një konferencë se virusi mund të jetë “riaktivizuar” tek pacientët ndërsa ekspertët e mjekësisë janë shprehur se është e paqartë se përse ka ndodhur kjo gjë. Ata kanë shtuar se kjo situatë është një shqetësim ndërkombëtar.

Më tej ekspertët deklarojnë se mund të kenë ndodhur gabime në rezultatet e testit, ose në disa qeliza mund të ketë mbetje të virusit.

Bëhet me dije se deri më tani në vend janë shëruar 7000 koreanë nga Covid-19. Pandemia e koronavirusit ka infektuar 1.6 miliardë njerëz nërang global dhe ka vrarë afro 100 mijë të tjerë. New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit, duke shnëuar rekorde në vdekjen e njerëzve 87,725 të infektuar dhe 4,778 viktima.

Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike. Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, po mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Burimi: Ruters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kore te jugut koronavirusi ne kore te jugut

Sondazh

Poll