Bota

Kujdes! Lehtësimi i masave mund të shkaktojë valën e dytë të COVID-19 në Kinë

10 Prill 2020, 15:14 Nga DOSJA
Kujdes! Lehtësimi i masave mund të shkaktojë valën e

KINË–  Me ndërhyrje të pashembullta të shëndetit publik , transmetimi lokal i sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes koronavirus (SARS-CoV-2) duket se tashmë ka nisur të zhduket nga Kina. Shumë vende që janë prekur nga koronavirusi tani po përjetojnë valën e parë të epidemisë COVID-19, prandaj të kuptuarit e strategjisë për të penguar transmetimin e koronavirusit në Kinë është urgjente, seps duket sikur po shpëthen një valë e dytë e virusit atje me lehtësimin e masave  dhe daljen e njerëzve nga izolimi.

Mediat e huaja kanë shkruar se Kina është drejt rrugës për të përjetuar një valë të dytë të  COVID-19, përkatësisht bëhet fjalë për katër qytete dhe dhjetë provinca në Kinë jashtë Hubeit.

Studimi vlerësoi se numri i shtimit të rasteve të menjëhershme në vendet që dolën nga izolimi u rrit. Transmetimi i SARS-CoV-2 në këto vende u drejtua kryesisht nga raste të importuara nga Hubei deri në fund të janarit, që është, në një farë mase e ngjashme me transmetimin në janar në disa vende të Kinës.

Epidemia në provincat kineze jashtë Hubeit besohej se nxitej nga dinamika e lëvizjeve brenda vendit pas 31 janarit.  Gjetjet e studimit të Leung dhe kolegëve të tij theksojnë faktin se paketa e ndërhyrjeve jo farmaceutike në Kinë ka aftësinë të përmbajë transmetimin e virusit. Jo vetëm raste të importuara, por edhe transmetim lokal.

Epidemia po përshpejtohet me shpejtësi në shumë vende, duke treguar mungesë gadishmërie nga ana e autoriteteve. Duke pasur parasysh që shumë vende vendosën kufizime të udhëtimeve drejt Kinës prej fundit të janarit, ekziston nevoja për një model të ri të marrjes së masave, ndërhyrjeve të tilla si distanca sociale, ndryshimi i sjelljes së popullsisë dhe gjurmimet e kontaktit do të kishin bërë të mundur zbutjen e epidemisë.

Leung dhe kolegët e tij gjithashtu modeluan pasojat e mundshme negative të lehtësimit të masave para kohe dhe zbuluan se një vendim i tillë mund të çojë në një valë të dytë të infeksioneve.

Studimi i u përqëndrua në efektet e lehtësimit të masave dhe në Wuhan, ku thuhet se nëse masat zbuten gradualisht në mars, një valë e dytë e rasteve mund të ndodhë në hemisferën veriore gjatë mesit të verës. Tani janë të nevojshme modele specifike rregullat për efektet e kufizimeve të udhëtimit dhe distancimit social, si dhe strategjitë alternative pas lehtësimit të këtyre masave, siç është përdorimi i maskave të fytyrës, kontrollet e temperaturës dhe gjurmimi i kontaktit.

Shkalla e vdekshmërisë është një nga panjohurat e rëndësishme të COVID-19. Leung dhe kolegët vlerësuan se të dhënat për numrin e rasteve të konfirmuara besohet të jenë reale. Prandaj, duhet të merren parasysh ndryshimet gjatë kujdesit shëndetësor në zbatimin e masave. Ndërsa epidemia po rritet në mënyrë eksponenciale, sistemi i kujdesit shëndetësor do të përballet me ngarkesa të rënda. Qeveritë duhet të veprojnë dhe përgatiten menjëherë për të siguruar që sistemi i kujdesit shëndetësor të përballojë rastet e virusit, duke gjetur mënyra efikase për të minimizuar rrezikun e vdekshmërisë së COVID-19.

Burimi: thelancet

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë vala e dyte e koronavirusit koronavirusi në kinë vala e dyte e koronavirusit

Sondazh

Poll