Aktualitet

Zjarr në Qafë Shtamë dhe Dajt, digjen mbi 15 hektarë pyje (Video)

23 Mars 2019, 17:05 Nga DOSJA
Zjarr në Qafë Shtamë dhe Dajt, digjen mbi 15 hektarë pyje

QAFË SHTAMË–Një zjarr ka rënë në malin e Xithit në pjesën e Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Dosja.al mëson se zjarri është i qëllimshëm dhe ka përfshirë 3.2 hektarë me pisha, dru të ndryshëm dhe shkurre.

Flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe nga bimësia e thatë. Bëhet me dije gjithashtu se është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrëfikëseve për shkak të terrenit të vështirë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e ADZM-së të cilat po mundohen ta izolojnë zjarrin.

Ndërkohë gjithashtu zona e malit të Priskës në rrethin e Tiranës është përfshirë nga një zjarr masiv. Dosja.al mëson se deri tashmë janë djegur mbi 10 hektarë pyje i përbërë nga bimësi të ndryshme dhe askush nuk ka ndërhyrë deri tani për shuarjen e tij.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mali i xithit parku kombetar qafe shtame zjarr ne qafe shtame mali i xithit parku kombetar qafe shtame zjarr ne qafe shtame

Sondazh

Poll