Aktualitet

725 mln $ mashtrim, Gjykata vendos ’40 ditë burg’ për kunatin e dy vëllezërve indianë

23 Mars 2019, 13:38 Nga DOSJA
725 mln $ mashtrim, Gjykata vendos ’40 ditë burg’ për

TIRANË- Gjykata Penale ka dhënë masën e sigurisë “40 ditë burg” për Hitesh Patel, kunatin e dy vëllezërve indianë, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash në vlerën e 725 mln dollarëve. (Lexo këtu)

Patel u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet si arkitekti i skemës gjigante të mashtrimit financiar.

Dy vëllezërit Nitin dhe Chetan Sandesara kanë marrë 725 milionë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore të Indisë, para të cilat i zhdukën përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”.

Autoritetet indiane mendonin se ata ishin fshehur në Nigeri, por që prej shkurtit të vitit 2018 ata janë bërë shtetas shqiptarë dhe janë marrë me ndërtim në jugun e Shqipërisë. Nuk dihet ende nëse dy vëllezërit mashtruesë janë në Shqipëri. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet chetan sandesara hitesh patel nitin sandesara chetan sandesara hitesh patel nitin sandesara

Sondazh

Poll