Aktualitet

Vrasja e avokatit Gurra, Gazetari Hoxha: Atentat tipik mafioz, ja ku mbërritëm

23 Mars 2019, 15:24 Nga DOSJA
Vrasja e avokatit Gurra, Gazetari Hoxha: Atentat tipik mafioz, ja ku

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për ngjajren tronditëëse që ndodhi mbrëmë në qytetin e Elbasanit, ku u ekzekutua avokati Ravik Gurra. Artan Hoxha në një postim në Facebook, vendos paralele mes vrasje së avokatit të në Elbasan, me vrasjen e një avokatit të njohur në Serbi, i cili u ekzekutua para banesës së tij në korrik të vitit 2018.

Sipas gazetarit ekzekutimi i tipit mafioz që ndodhi mbrëmë në Elbasan, ishte një tregues i qartë se në çfarë niveli është ngjitur krimi i organizuar në Shqipëri.  “Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes”, shkruan Hoxha nuk krahasuar atë më ngjarjen në Rusi.

POSTIMI I PLOTË

Libri i llogarive te krimit tashme eshte hapur

 Vrasja e avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para baneses se tij ne Beograd, veren e kaluar, me nxiti te publikoja nje status me 31 korrik 2018, dhe te beja nje paralelizem te situates kriminale ne Serbi me ate qe po kalonte Shqiperia.

Per fat te keq nuk jane mbushur as 8 muaj, nga ky alarm dhe ja ku mberritem. Ekzekutimi tipik mafioz i avokatit te njohur Ravik Gurra, dje ne mbremje ne nje kafe ne qender te Elbasanit, eshte deshmia me e qarte se ne cfare niveli eshte ngjitur krimi i organizuar ne vend.

Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.

“Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit”,

shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç. Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi.

Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.

“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër”.

Ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne Serbi mes dy grupeve me te forta kriminale, Shkaljari dhe Kavac me origjine nga zona e Kotorrit ne Malin e Zi, duket si nje foto kopje e serialit kriminal qe vazhdon te mos kursej jeten e askujt ne Elbasan. Dhe si gjithnje shkaqet jane te njejta, lufta per trafikun e narkotikeve dhe kontroll te territorit, e kombinuar me mbeshtetjen politike dhe korruptimin e policise apo sistemit te drejtesise kane cuar ne te njejtin bilanc tragjik viktimash. Shoqata e avokateve ne Tirane ka lajmeruar dje ne oret e vone te nates se do te ndjek shembullin e kolegeve te saj ne Beograd duke bojkotuar proceset gjyqesore.

Por a eshte kjo zgjidhja?!!!

Konkluzioni eshte i njejte ne te dyja rastet:

“Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve”…

Mbrëmë në Elbasan u vra në një atentat avoakti Ravik Gurra. (Lexo këtu)  Avokati i njohur së fundmi ishte mbrojtës i Emiliano Shullazit, ndërsa më herët kishte qenë dhe i familjes së Çapjave. Gurra u qëllua teksa ishte ulur në një kafe, dhe sipas hetimeve të deritanishme ai është ekzekutuar me një pistolet me silenciator.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ekzekutimi i avokatit ravik gurra vritet avokati i shullazit vritet avokati ne elbasan artan hoxha ekzekutimi i avokatit ravik gurra vritet avokati i shullazit vritet avokati ne elbasan

Sondazh

Poll