Aktualitet

Vrasja e fëmijës shqiptar në Zvicër, 75- vjeçarja ishte e mbytur në borxhe

23 Mars 2019, 11:29 Nga DOSJA
Vrasja e fëmijës shqiptar në Zvicër, 75- vjeçarja

BASEL-Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabre të fëmijës 7-vjeçar nga Kosova në Zvicër.

Mediat zvicerane shkruajnë gruaja ka qenë objekt i një procedure falimenti 10 vjet më parë dhe i ishte caktuar një kurator.

Prindërit e fëmijës thonë se nuk ka asnjë arsye për gjestin e çmendur të 75-vjeçares.

Sot prokuroria e kantonit ka komunikuar që e moshuara, qytetare zvicerane , fotoja e së cilës është shpërndarë në mediat kosovare i është nënshtruar një seance psikiatrike, duke krijuar dyshime rreth dënueshmërisë së saj.

Gruaja nuk e njihte as fëmijën dhe as familjen e tij, me origjinë nga Kosova. Emri i saj është i njohur për autoritetet zvicerane.

Në vitin 2008 në ngarkim të saj, ka patur një procedurë falimenti, pasi kishte mbledhur borxhe mbi 100 mijë franga. Nuk është bërë e ditur si ka arritur në një situatë të tillë, ashtu si nuk është e qartë ku ka jetuar në periudhën e fundit.

Në qershor të vitit që shkoi ishte transferuar në një pallat rreth një kilometër nga skena e krimit. Autoritetet e kantonit dhe policia, për shkak të hetimit që po vazhdon, nuk kanë konfirmuar akoma ndonjë nga këto informacione.

Hetimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kanë nxjerrë se gruaja ka shkaktuar një plagë të madhe me thikë në qafën e fëmijës.

Personeli i ambulancës tentoi në fillim ta rikthente në jetë fëmijën në vendngjarje, pastaj e çoi në spitalin pediatrik universitar, ku iu nënshtua një ndërhyrjeje kirurgjikale emergjente, që rezultoi e kotë.

Pas agresionit, e moshuara e dyshuar për krimin, shkoi në një park dhe informoi me SMS disa persona dhe institucione që kishte therur një fëmijë.

Pastaj u paraqit në Prokurori. Xhaxhai i viktimës ka treguar në mediat kosovare: “Kur na plagosën, lajmi ishte një goditje për të gjtihë ne. Nuk arrijmë të gjejmë një shpjegim dhe motiv për këtë që ndodhi. Kishte shkuar në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë dhe rrugës për në shtëpi u gjet përballë me këtë grua që e vrau”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vritet femija shqiptar ne zvicer vritet femija shqiptar ne zvicer

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2019, 08:03

ARRSH njofton punime, devijohet trafiku në dy akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga sot, do të nisë punën për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit. E për pasoj...