Aktualitet

Krim në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh, autori i sëmurë mendor (Emri+Foto)

23 Mars 2019, 07:06 Nga DOSJA
Krim në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh, autori i

Gramsh- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, pasi një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij. Mësohet se 35-vjeçari Alvin Hysa,  banues në Grekan të Gramshit, ka mbytur me duar gruan e tij, Gurije Hysan rreth 32 vjeçe në shtëpinë e tyre.

Si ndodhi krimi? 

Ngjarja ndodhi në orën 00:00 të mbrëmjes së djeshme, ku burri pasi mbyti gruan e tij në dhomën e gjumit i tregoi për vrasjen të atit. Dosja.al mësohet se 35-vjeçari pasi kreu krimin u largua nga banesa me mushkë dhe shkoi tek shtëpia e motrës, në fshatin Lumras në Berat. Pasi debatoi me të motrën u kthye sërish në banesë, ku edhe u arrestua nga Policia, 

35 vjeçari është babai i tre femijeve,  një vajze në klasë të gjashtë dhe dy djemeve, njëri në klasë të tretë dhe tjetri në kopësht. Ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje pasi ushtonte dhunë të vazhdushme sidomos ndaj gruas. 

Hysa ka kryer dy herë dënime për dhunë në familje  dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor. Në momentin që ka ndodhur ngjarja fëmijët nuk kanë qenë në banesë. 

Dosja.al sjell disa foto nga shtëpia ku jetonte çifti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri mbyt gruan në gramsh vrasja ne gramsh burri mbyt gruan në gramsh vrasja ne gramsh

Sondazh

Poll