Aktualitet

Pasi vrau gruan, i qetë i hipi mushkës dhe u largua, 35-vjeçari në Gramsh i sëmurë mendor

23 Mars 2019, 10:19 Nga DOSJA
Pasi vrau gruan, i qetë i hipi mushkës dhe u largua, 35-vjeçari

Gramsh- Vendi është tronditur sot nga një ngjarje rëndë pasi burri ka mbytur me duar gruan në Gramsh.

35-vjeçari Alvin Hysa,  banues në Grekan të Gramshit, ka mbytur me duar gruan e tij, Gurije Hysan rreth 32 vjeçe në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre.

Por kush është Alvon Hysa dhe si e kreu krimin e rëndë?

Dosja.al mësoi se ngjarja ndodhi në orën 00:00 të mbrëmjes së djeshme, ku burri pasi mbyti gruan e tij në dhomën e gjumit i tregoi  të atit për vrasjen. Më pas 35-vjeçari pasi kreu krimin u largua nga banesa me mushkë dhe shkoi tek shtëpia e motrës, në fshatin Lumras në Berat. Sipas dëshmitarëve ai ka qenë shumë i qetë pas krimit të rëndë.

Pasi debatoi me të motrën u kthye sërish në banesë, ku edhe u arrestua nga Policia.

35 vjeçari është babai i tre femijeve, një vajze në klasë të gjashtë dhe dy djemeve, njëri në klasë të tretë dhe tjetri në kopësht. Ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje pasi ushtonte dhunë të vazhdushme sidomos ndaj gruas.

Hysa ka kryer dy herë dënime për dhunë në familje  dhe trajtohej me kemp si i sëmurë mendor. Në momentin që ka ndodhur ngjarja fëmijët nuk kanë qenë në banesë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin hysa burri vret gruan ne grmash alvin hysa burri vret gruan ne grmash

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2019, 08:03

ARRSH njofton punime, devijohet trafiku në dy akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga sot, do të nisë punën për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit. E për pasoj...