Aktualitet

Hungaria ‘refuzon’ Shqipërinë, nuk ekstradon “Babalen”

23 Mars 2019, 15:35 Nga DOSJA
Hungaria ‘refuzon’ Shqipërinë, nuk ekstradon

HUNGARI- Shteti hungarez ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar, Albert Veliun të njohur si “Babalja”. Albert Veliu është marrë i pandehur për kallëzim të rremë, së bashku me ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, në lidhje me audiopërgjimin, ku akuzohet si ipërfshirë dhe vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se prej disa ditësh ka mbërritur përgjigja e palës hungareze e cila ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Veliut drejt Shqipërisë. Ende nuk dihet përmbajtja e plotë përgjigjes nga pala hungareze dhe arsyet që kanë çuar në refuzimin e ekstrasdimit.

Mësohet se prej disa ditësh ka mbërritur përgjigja e palës hungareze e cila ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Veliut drejt Shqipërisë. Ende nuk dihet përmbajtja e plotë përgjigjes nga pala hungareze dhe  arsyet që kanë çuar në refuzimin e ekstrasdimit.

“Babalja” u arrestua rreth dy muaj më parë në Hungari pasi u arratis nga kampi i azilkërkuesve në Kosovë, vend në të cilin qëndroi në pritje të statusit të azilantit. Ndërkohë dhe Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe e ka marrë atë të pandehur së bashku me Salianjin dhe Fredi Alizotin me akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Albert Veliu, Salianji dhe Alizoti u përfshinë në kallëzimin e rremë me audio-përgjimin në të cilin pretendohet se “Babale” fliste për trafik droge me Agron Xhafën, vëllain Fatmir Xhafajt.

Salianji pas marrjes së fashikullit hetimorë nga prokuroria dhe komunikimit të akuzës ka publikuar edhe pjesë të përgjimeve ku sipas tij Fredi Alizoti është një dëshmitar i manipuluar nga policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ablert veliu dojsa babale ektradimi ne shqiperi ervin salianji xhafaj babale ablert veliu dojsa babale ektradimi ne shqiperi ervin salianji xhafaj babale

Sondazh

Poll