Aktualitet

Manastirliu publikon FOTOT e epidemiliogëve në terren: Gjurmojnë derë më derë e punojnë ditë e natë

9 Prill 2020, 17:57 Nga DOSJA
Manastirliu publikon FOTOT e epidemiliogëve në terren: Gjurmojnë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot punën e emidemiologëve në terren të cilët marrin testet me tampton qytetarëve. Ministrja teska ka publikuar disa foto se si punohet në terren, ka komentuar edhe njëherë debatin për testimet dhe shkruan se gjurmohet derë më derë.

Epidemiologët, thotë ajo, punojnë ditë e natë, pa u lodhur dhe pa u ankuar dhe bëjnë të pamundur përhepjen e epidemisë.

“Shumëkush flet për testimet por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren nga #epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë

#Mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me #COVID19 dhe izolimin e vatrave në territor #FORCA”, shkruan ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 14:15

KLOS- Koronavirusi në Shqipëri është përhapur në shumë qytete dhe autoritetet shëndetësore i kanë bërë apel qytetarëve që të mbajnë higjienën pastër. Por shumë ...