Aktualitet

9 Prill 2020, 14:15 Nga DOSJA

KLOS- Koronavirusi në Shqipëri është përhapur në shumë qytete dhe autoritetet shëndetësore i kanë bërë apel qytetarëve që të mbajnë higjienën pastër. Por shumë familje edhe pse mundohen që të zbatojnë këtë urdhër, sërish nuk munden.

Një prej këtyre familjeve që nuk mundet të zbatojë këtë urdhër, pasi jeton në çadër që nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, janë gjendur në vështirësi të dyfishtë.

6 anëtarët e familjes Baku nga fshati Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit jetojnë në kushte të vështira edhe në këtë situatë shumë të rëndë të krijuar nga virusi COVID-19. Hazis Baku thotë se me gjithë situatën e vështirë familja e tij mundohet të respektojë rregullat, ndonëse nuk e ka aspak të lehtë për vetë kushtet në të cilat jeton.

Kjo nuk varët në dorë të njerëzimit, kjo është në dorë të tjetër kujt. Kështu që nuk kemi ç’a të themi, inshalla na nxjerr Zoti me hair. Kushtet janë të vështira ekonomia është e dobët. Bashkia na është gjetur pranë me sa mundësi ka pas. Nuk kemi vend tjetër për të jetuar, nëse do kishim vend tjetër do iknim. Jemi munduar që kushtet higjienike ti mbajmë siç na porisim njerëzit e shëndetësisë”, u shpreh Baku.

Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit janë në pritje të dëmshpërblimeve apo një banese të re, ndërsa prej një muaji janë të karantinuar në çadër edhe nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hazis baku masat kunder covid 19 hazis baku masat kunder covid 19

Sondazh

Poll