Aktualitet

Dokumente false për 5 mijë euro, Apeli liron dy ‘laborantët’, lë në burg katër të tjerë (Emrat)

9 Prill 2020, 14:34 Nga DOSJA
Dokumente false për 5 mijë euro, Apeli liron dy

TIRANË– Gjykata e Apelit ka dhënë masat për gjashtë të pandehurit, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator ku prodhonin dokumente false me destinacion Europën. Dosja.al mëson se Apeli ka lënë në ‘detyrim paraqitje’ dy nga gjashtë anëtarët e ‘Laboratorit’, Enzo Hyskon dhe Valbona Badenin. Ndërsa masa “arrest me  burg” është vendosur për Henri Kurtin, Lirim Shinin, Agron Hoxhën dhe  Myslym Hyskon.

Vendimi u mor ditën e sotme nga trupi gjykues i përbërë nga Gramoz Levanaj, Artur Gaxha dhe Flutura Skënderi.

Të gjashtë personat, u arrestuan më 3 mars të këtij muaji dhe u akuzuan se kishin ngritur një laborator ku falsifikonin dokumente në vlerat 1 miëj dhe 5 mijë euro, me destinacion Europën dhe Anglinë. Grupi ishte nën hetim që në vitin 2019 dhe falsifikonin pasaporta, patenta, karta identiteti, certifikata të diplomave, etj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron hoxha enzo hysko myslym hysko operacioni "laboratori" valbona badeni agron hoxha enzo hysko myslym hysko operacioni "laboratori" valbona badeni

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 14:15

KLOS- Koronavirusi në Shqipëri është përhapur në shumë qytete dhe autoritetet shëndetësore i kanë bërë apel qytetarëve që të mbajnë higjienën pastër. Por shumë ...