Aktualitet

“Shoqja e saj ka nam të keq”, i moshuari i vë duart në fyt gruas dhe përfundojnë në gjykatë, nipi që pa gjit

9 Prill 2020, 14:08 Nga DOSJA
“Shoqja e saj ka nam të keq”, i moshuari i vë duart

TIRANË– Ky që shihni në foto është Kristo, vetëm 13 vjeç duke pritur gjyshërit e tij në gjykatë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha mëson se gjyshërit e tij janë grindur me njëri tjetrin dhe gjyshja M.Beta ka kërkuar urdhër mbrojtje nga i shoqi. Sipas saj gjatë një sherri të çastit ai i kishte vënë duart në fyt. Sherri mes tyre kishte nisur pasi gruaja kishte dalë për pazar dhe ishte kthyer më një shoqe të cilën i moshuari nuk e pëlqente si shoqëri.

Gjatë momentit të dhunës dëshmitar ishte edhe 13 vjeçari, i cili tregon se gjyshërit janë të stresuar nga karantinimi. Por gjykata thotë se nga dëshmia e të moshuarës, mes çiftit ka patur edhe më herët episode dhune. ‘Çfarë kërkoni zotëri’ i tha gjyqtarja Irena Plaku të paditurit Xh.Beta, pasi gruaja këmbëguli të merrte urdhër mbrojtjeje.

Kërkoj që gruaja ime të shkëputet nga shoqja e saj, ajo nuk ka nam të mirë, Hajde në shtëpi”, i tha i padituri të moshuarës që pas dhunës është larguar tek e bija, mëson Top Channel. Paditësja pasi rrëfeu përplasjen shtoi se do kthehej në shtëpi me kushtin qe burri mos ta dhunonte. Në përfundim të seancës gjyqtarja Irena Plaku vendosi pranimin e padisë së 60 vjeçares e cila fitoi urdhër mbrojtjeje dhe që do të vazhdojë të qëndrojë tek e bija.

Gjykata urdhëron që 64 vjeçari mos t’i afrohet paditëses dhe të mos shkojë në banesën ku jeton aktualisht e moshuara.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te moshuarit ne gjyq tirane te moshuarit ne gjyq tirane

Sondazh

Poll