Aktualitet

Shkon në 23 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, vdes 72-vjeçarja tek Infektivi

9 Prill 2020, 16:21 Nga DOSJA
Shkon në 23 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, vdes

TIRANË– Një e moshuar, 72 vjeçe ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit, pasi ishte e infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila shkruan se e moshuara vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

72-vjeçarja me inicialet V.S., e çon numrin e viktimave nga koronavirusi në 23. Ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar.

Sipas njoftimit të ministrisë, pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, 72-vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të prekur me Covid-19 ka shkuar në 409. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan, por krahasuar me ditët e tjera, numri i të prekurve po bie. Prej tre ditësh, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 14:15

KLOS- Koronavirusi në Shqipëri është përhapur në shumë qytete dhe autoritetet shëndetësore i kanë bërë apel qytetarëve që të mbajnë higjienën pastër. Por shumë ...