17-vjeçari nga Lezha ndërmerr nismën e veçantë, dhuron 500 maska për kalimtarët, të moshuarit i ndihmon ta vendosin
9 Prill 2020, 16:14Nga DOSJA
LEZHË– Një 17-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka shpërndarë 500 maska falas për të gjithë banorët e qytetit të tij. Ai është Aldi Gjoka dhe me shpenzimet e tij, ka arritur të sigurojë 500 maska, e më pas ka dalë duke ua shpërndarë e vendosur kalimtarëve në rrugë.
Qëllimi i 17-vjeçarit i cili është pjesë e grupit rinor në Lezhë, ishte për të ndërgjegjësuar dhe ndihmuar sadopak në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas gazetarit Elvis Hila, që ka bërë edhe videon, Gjoka ka ndhmuar shumë të moshuar në rrugë, të cilët nuk dinin dhe nuk e vendosnin dot maskën.
Veprimi i tij është pritur mjaft mirë në Lezhë.
Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të prekur me Covid-19 ka shkuar në 400, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan, por krahasuar me ditët e tjera, numri i të prekurve po bie. Prej tre ditësh, nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Apelit ka dhënë masat për gjashtë të pandehurit, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator ku prodhonin dokumente false me destin...
TIRANË- “I dashur xhaxhi kryeministër, Edi Rama. Unë që po të shkruaj këtë letër jam Ilves Selmani. Unë jam në klasën e parë, në shkollën “17 Shkurti”- Qes...
GREQI– Një lajm i keq vjen nga Greqia, ku në burgun e grave në Thiva ka humbur jetën një e dënuar rome me origjinë shqiptare.Në bazë të mediave dhe autor...
Aktualitet 9 Prill 2020, 14:15
KLOS- Koronavirusi në Shqipëri është përhapur në shumë qytete dhe autoritetet shëndetësore i kanë bërë apel qytetarëve që të mbajnë higjienën pastër. Por shumë ...
TIRANË– Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufajt që njihet ndryshe is Ben Qimja, do të ekstradohet drejt Kosovës. Vendimi është marrë që më datë 3 mars të kët...
TIRANË- Organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij (RSF) kritikoi kryeministrin Rama për sulmet e vazhdueshme ndaj medias gjatë krizës së koronavir...
TIRANË- Një familje në Manëz brenda pak muajve ka marrë një goditje të dyfishtë, pasi është prekur dhe nga tërmeti i 26 nëntorit, por dhe nga pandemia e CO...
TIRANË- Që prej mëngjesit të sotëm, Dosja.al ka raportuar rastet e infektimit në radhët e policisë së Shtetit. Kështu, sot, janë konfirmuar në total 6 efek...