Aktualitet

U infektua nga COVID-19, zyrtari i FSHF tregon ditët në Infektiv: Ishte një tmerr i vërtetë, s’kishte sapun dhe ushqim

9 Prill 2020, 17:47 Nga DOSJA
U infektua nga COVID-19, zyrtari i FSHF tregon ditët në Infektiv:

TIRANË– Ish-futbollisti njëherësh dhe zyrtar i FSHF, Florian Riza, ka trteguar eksperiencën e tij pas infektivimit me COVID-19. Në një intervistë në ABC News, Riza tregoi se në 10 mars kishte shenjat e para të virusit, e më pas u shtrua në spitalin Infektiv.

Por ai u shpreh i pakënaqur me kushtet në spital dhe sipas tij ishin të tmerrshme. Ai shtoi se aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja.

Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, u shpreh ndër të tjera ai.

Riza po ashtu falenderoi mjekët që siç tha kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira. Ai tashmë ndodhet në shtëpi dhe është shëruar nga virusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian riza koronavirusi ne shqiperi kushtet ne infektiv masat kunder covid 19 florian riza koronavirusi ne shqiperi kushtet ne infektiv masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 14:15

KLOS- Koronavirusi në Shqipëri është përhapur në shumë qytete dhe autoritetet shëndetësore i kanë bërë apel qytetarëve që të mbajnë higjienën pastër. Por shumë ...