Aktualitet

Miratohet ekstradimi i xhaxhait të Ben Qimes, Ahmetaj Isufaj kërkohej nga Kosova për trafik droge

9 Prill 2020, 13:58 Nga DOSJA
Miratohet ekstradimi i xhaxhait të Ben Qimes, Ahmetaj Isufaj kërkohej

TIRANË– Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufajt që njihet ndryshe is Ben Qimja, do të ekstradohet drejt Kosovës. Vendimi është marrë që më datë 3 mars të këtij viti nga Gjykata e Fierit, por është publikuar vetëm ditët e fundit. 65-vjeçari kërkohet nga drejtësia e Kosovës për trafik droge. 65-vjeçari, rezulton në kërkim nga Gjykata e Prishtinës për akuzën e “Krimit të organizuar” si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Aktualisht Isufaj ndodhet në masën “arrest shtëpie”, pasi u lirua nga Gjykata e Apelit të Vlorës në muajin dhjetor të vitit 2019.  Të dyshuar në veprimtari kriminale në Fier dhe i njohur si ‘Ben Qimja’, do të ekstradohet në Kosovë. Ky është vendimi i marrë nga gjykata e Fierit në datën 3 mars 2020, i cili është bërë publik në ditët e para të muajit Prill. Duke paraqitur disa raporte mjekësore dhe me argumentin se qëndrimi në burg mund t’i rrezikojë jetën, treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko vendosën që të caktojnë masën “arrest shtëpie” për 65-vjeçarin.

Ahmet Isufaj ra në pranga më datë 6 dhjetor të vitit të kaluar bashkë me djalin e tij Amarildo Isufaj. Gjatë operacionit të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Fierit, djalit të Isufajt ju sekuestrua një pistoletë pa lejë, 15 fishekë dhe një thikë. Pas arrestimit gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditorm. Mës pas, për shkka të problemeve shëndetësore, Apeli e liroi.

Ndërkohë, nipi i tij, Arben Isufaj, është në sotën e OFL-së, ku duhet të bëjë vetë-deklarim të pasurisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet isufaj arben isufaj ben qimja kosove miratohet ekstradimi i ahmet isufajt ahmet isufaj arben isufaj ben qimja kosove miratohet ekstradimi i ahmet isufajt

Sondazh

Poll