Aktualitet

8 emigrantë pritet të futen në atdhe nga pika doganore e Kapshticës, dhjetëra të tjerë kthehen mbrapsht

9 Prill 2020, 10:09 Nga DOSJA
8 emigrantë pritet të futen në atdhe nga pika doganore e

Korçë- 8 emigrantë shqiptarë pritet të futen në tokën shqiptare nga pika kufitare e Kapshticës, pasi janë rezidentë në Shqipëri, kryesisht nga fshatrat e Devollit. Shqiptarët do të futen në karantinë për 14 ditë dhe do të qëndrojnë në një hotel në Korçë. Ndërsa emigrantët e tjerë, që ndodheshin në zonën neutrale në këtë pikë kuftare, janë kthyer mbrapsht.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës, prej 72 orësh janë të bllokuar 15 emigrantë, pasi nuk lejohen të futen në tokën shqiptare.  Emigrantët i bëjnë thirrje qeverisë, medias dhe presidentit që të gjendet një zgjidhje për ta.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të lejohen të futen në tokën shqiptare, vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri. Kreu i qeverisë deklaroi se shqiptarët që do të futen në atdhe do të karantinohen për 14 ditë në hotele dhe  do të paguajë vetë shpenzimet. Ndërsa, për personat që janë rezidentë në shtete të tjera, nuk do të futen në atdhe derisa të përfundojë pandemia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll