Aktualitet

E pranoi vetë se ishte me koronavirus, ‘pacientja 69’ fiton betejën me pandeminë, shërohet dhe nëna e saj

9 Prill 2020, 09:01 Nga DOSJA
E pranoi vetë se ishte me koronavirus, ‘pacientja 69’ fiton

TIRANË– E ashtuquajtura pacientja numër 69 dhe nëna e saj janë shëruar plotësisht nga koronavirusi. Analiza e të dyjave ka dalë negative dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë të tjera në mënyrë që të sigurohen 100% se nuk kanë më asnjë gjurmë pandemie në trupin e tyre. 

Më 28 mars u shërua nga COVID-19, edhe nëna e saj, e cila ndryshe nga pacientja 69, u shtua në spitalin Infektiv. Pacientja 69, kështu zgjodhi ta quante veten, bëri një video-mesazh në faqen e saj në Instagram, mesazh që më pas përfundoi në faqen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo tregoi se e ëma e saj ishte infektuar prej saj dhe kishte përfunduar në spital si dhe iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe bashkëmoshatarëve të mos e mendojnë si të thjeshtë COVID-19, duke rrëfyer edhe simptomat e saj

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pacientja 69 koronavirusi ne shqiperi pacientja 69

Sondazh

Poll