Aktualitet

‘Vuante nga epilepsia’, bashkëshortja e shqiptarit që vdiq në Maqedoninë e Veriut: S’dimë të kishte COVI

9 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA
‘Vuante nga epilepsia’, bashkëshortja e shqiptarit që vdiq

TIRANË- Familja e M.L., 44-vjeçarit nga Roskoveci i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Maqedoninë e Veriut, aty ku punonte që prej muajit janar për të siguruar jetesën e familjes së tij, mohon që ai të ketë vdekur nga koronavirusi. Në një bisedë telefonike me Dosja.al, bashkëshortja e tij, A.L, thotë se i shoqi vuante nga epilepsia, dhe s’ka dijeni për infektimin nga koronavirusi.

“Bashkëshorti im vuante nga epilepsia jo nga COVID-19. I kemi humbur kontaktet me të që prej datës 2 prill. Duam trupin ta qajmë”, thotë A.L, e cila thotë se nuk është informuar nga autoritetet shqiptare për autopsinë që i është bërë burrit të saj në Maqedoninë e Veriut, pas vdekjes. 

Dosja.al publikoi dje historinë e trishtë të 44-vjeçarit. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe këshilltari i MB atje, Muhamed Ismaili bëri me dije se trupi i pajetë i 44-vjeçarit nga Roskoveci u gjet ditën e diel, pasi një fqinj denoncoi në Polici se kishte ditë pa e parë. Pas konfirmimit se ai kishte humbur jetën për shkak të COVID-19, autoritetet maqedonase kanë futur në karantinë edhe 4 shqiptarë të cilët kishin punuar me viktimën pranë vreshtave në Kavadarci.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes shqiptari nga covid-19 ne maqedoni vdes shqiptari nga covid-19 ne maqedoni

Sondazh

Poll