Aktualitet

COVID-19 përhapet në Polici/ Shkon në 4 numri i efektivëve të prekur në Tiranë, mes tyre një polic në Vorë

9 Prill 2020, 09:53 Nga DOSJA
COVID-19 përhapet në Polici/ Shkon në 4 numri i efektivëve

Tiranë- Shkon në 4 numri i punonjësve të Policisë në Tiranë, të cilët janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar janë 3 policë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe një efektiv i Komisariatit të Vorës.  Ndërkohë, disa kolegëve të tyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja e analizave.

Pak më herët Dosja.al raportoi se disa punonjës të komisariatit të Vorës janë vetëizoluar, pasi dyshohet se janë të infektuar.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 policë të infektuar në tiranë viktimat e covid ne shqiperi 4 policë të infektuar në tiranë viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll